Home » Raportohet se Izraeli ka vrarë edhe një shkencëtar bërthamor iranian në Teheran

Raportohet se Izraeli ka vrarë edhe një shkencëtar bërthamor iranian në Teheran

by Журнал.мк

Një shkencëtar bërthamor iranian u vra nga një sulm ndaj një ndërtese në Teheran të premten, sipas televizionit publik izraelit, “Kan TV”.

Ushtria izraelite nuk e ka komentuar rastin, shkruan gazeta “The Guardian”.

Televizioni “Kan TV” citoi një burim izraelit, i cili tha se shenjat fillestare tregojnë se një shkencëtar u vra përmes një sulmi me dron ndaj një banese në kryeqytetin iranian.

Kjo vjen pasi ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha të premten se e kishte udhëzuar ushtrinë që t’i shpeshtonte sulmet ndaj “simboleve të regjimit” në Teheran, me qëllim të destabilizimit të pushtetit.

“Ne duhet t’i sulmojmë të gjitha simbolet e regjimit dhe mekanizmat e shtypjes së popullsisë, si (grupi militant) Basij dhe baza e pushtetit të regjimit, si Rojat Revolucionare” – tha Katzi në një deklaratë.

Ushtria izraelite tha se mbi 25 aeroplanë luftarakë të forcave ajrore sulmuan dhe shkatërruan më shumë se 35 objekte për ruajtjen dhe hedhjen e raketave në Iran të premten në mëngjes.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

About Us

Журнал МК е независен информативен портал.

Адреса: 8 Ударна Бригада 20б, Скопје, МК
Телефон: + 389 2 3217 815
Email: info @ zurnal.mk

@2022 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk