Home » Dimitrieska-Koçoska: Me ribalancin nuk do të ketë korrigjim të të hyrave, shpenzimeve dhe deficitit në vlerë absolute, prioritetet do të financohen me rialokim

Dimitrieska-Koçoska: Me ribalancin nuk do të ketë korrigjim të të hyrave, shpenzimeve dhe deficitit në vlerë absolute, prioritetet do të financohen me rialokim

by Журнал.мк

Ribalanci i Buxhetit ende nuk është definuar tërësisht, por ajo që dihet është se të hyrat dhe shpenzimet e përgjithshme të planifikuara do të mbesin në nivelin e njëjtë dhe se deficiti në vlerë absolute nuk do të ndryshojë.
Kjo u bë e ditur nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska e ftuar në emisinin “24 Analiza”, ku theksoi se do të ketë reduktim të shpenzimeve joprioritare dhe ridestinim në projekte që janë funksionale.
“Aktualisht, kemi draftin e ribalancit. Jemi të informuar për nevojat, prioritetet dhe për gabimet në planifikim gjatë hartimit të Buxhetit për vitin 2024. Prioritet do të jetë servisimi i detyrimeve të ndërmarra në bazë të ligjit, siç është Marrëveshja kolektive për arsimin e lartë, për pagat, pensionet, për segmentet ku nuk ka pasur mjete të mjaftueshme me Buxhetin dhe ku nuk realizohet rritja e paralajmëruar lineare etj.”, potencoi ministrja e Financave.
Ajo potencoi se në Buxhet ka hapësirë për reduktim, respektivisht nga zëra të caktuara ku do të ketë rialokim. Po ashtu, ajo shtoi se ka mjete që do të ridestinohen nga investimet kapitale, ku ruhen mjete në llogari të destinuara, ndërsa nuk ka realizim të projekteve. Janë planifikuar 45.2 miliardë denarë, ndërsa ka realizm vetëm për 12.9 miliardë denarë. Deri më datë 30 qershor do të reduktohen 20 milionë euro nga projektet kapitale, ku arritja e realizimit nuk është as 40%, sqaroi Dimitrieska-Koçoska dhe shtoi se do të reduktohen mjete edhe nga programi i Qeverisë për Kovidin, sepse nuk ka asnjë realizim që nga fillimi i vitit.
Ajo informon se sot do të lëshohet qarkorja buxhetore në njësitë buxhetore dhe se ato për dy ditë duhet të dorëzojnë përgjigje për nevojat e tyre dhe në bazë të kësaj duhet të bëhet edhe Ribalanci i Buxhetit.
Lidhur me politikën tatimore, theksoi se nuk do të ketë rritje të tatimeve, se komuniteti i biznesit do të ketë mjedis të parashikueshëm dhe se mund të investohet në këtë drejtim.

Në lidhje me borxhin publik dhe huamarrjen, ajo deklaroi se çështja e shlyerjes së euroobligacionit që maturon në muajin janar të vitit 2025 është e hapur dhe nëse ekziston mundësia që kjo të bëhet me emetimin e euroobligacioni të ri apo me huanë e paralajmëruar prej një miliardë eurosh.

Ministrja ishte e ftuar në emision së bashku me Angel Dimitrovin, kryetar i Organizatës së Punëdhënësve dhe Mirçe Jovanovskin, gazetar.

You may also like

About Us

Журнал МК е независен информативен портал.

Адреса: 8 Ударна Бригада 20б, Скопје, МК
Телефон: + 389 2 3217 815
Email: info @ zurnal.mk

@2022 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More